Eneda Tarifa dhe Salsano Rrapi largohen nga “Portokallia”?

206

Orët e fundit, lart e poshtë në rrjet po thuhet se dy moderatorët e emisionit të humorit “Portokalli”, Eneda Tarifa dhe Salsano Rrapi, s’do të jenë më në moderimin e këtij programi.

Gjithçka ka nisur pas publikimit të videos së fundit në faqen zyrtare të televizionit “Top Channel” në Instagram.

Gjatë videos së emisionit “Portokalli”, Eneda dhe Salsano s’janë të pranishëm dhe për më tepër, televizioni njofton se ka vende të hapura edhe për moderatorë.

Kjo lë të kuptohet se Eneda Tarifa dhe Salsano Rrapi janë larguar nga ky emision, mirëpo ende asgjë nuk është e sigurt.

“Portokalli , tempulli i humorit shqiptar, në prag të fillimit të sezonit të ri shpall audicionet për aktorë, moderatorë, tekstshkrues!

Të interesuarit mund të paraqiten në Top Channel çdo ditë, në orën 10:00 duke filluar nga data 12 Shkurt.”- shkruhet në njoftim.