Dosja përvëluese e familjes Berisha, në dorë të SPAK

Nga Adriatik Doçi

Report TV, përmes një investigimi gati njëvjeçar, pa modesti investigimi me serioz dhe profesional që është prodhuar ndonjëherë në Shqipëri, ka zbërthyer në mënyrë shteruese, të plotë dhe të detajuar prapaskenat e historisë së përvetësimit të pronës shtetërore ish-klubi Partizani nga Sali Berisha, duke e kaluar në emrin e dhëndrit të tij zë hollë, i cili sot, mbi këtë pronë, ka ngritur 17 kulla.

Pjesa e parë përmbledh një mal me dokumente të prodhuara gjatë një harku kohor prej 80 vitesh, duke ia paraqitur publikut në formën e një historie të thjeshtë dhe të kuptueshme.

Pjesët në vijim, siç do ta shikoni, thellohen në këtë mal dokumentesh, duke nxjerrë në pah dimensionin e përbindshëm të korrupsionit të familjes Berisha dhe përkuljen e shtetit shqiptar në shërbim të saj.

Në zyrat e SPAK po dëgjohen dhe shikohen faktet e reflektuara në pjesën e parë

Investigimi është një sfidë vendimtare për SPAK-un për të treguar se, më në fund, pas 3 dekadash, në Shqipëri po troket ora e fundit të pandëshkueshmërisë.

Është pothuajse një dosje e kopsitur hetimore. Besimi tek SPAK se, do zbatojë ligjet, është maksimal.

Ashtu si disa foto të publikuara vite më parë, ku Sali Berisha, shfaqej në varkë më fëmijët e Enver Hoxhës dhe pranë oxhakut të Nexhmijes, investimi tregon:

– Përdorimin e shtetit dhe pushtetit për pasurimin e familjes.

– Rreshtimin e ministrave dhe drejtorëve në shërbim të dhëndrit dhe së bijës

– Shantazh, kërcënim dhe ndëshkim për këdo që bën rezistencë dhe nuk firmos për interesa të dhëndrit.

– Grabitje të pronës publike pa asnjë vendim, thjeshtë me një të rënë të lapsit.

– Fshirje nga letrat të pronarëve privatë dhe kalimin e pronës së tyre në emër të dhëndrit.

– Veprime arbitrare, falsifikime dhe zhdukje dokumentesh.

– Babëzi e frikshme për t’u pasurua me çdo kusht, me çdo çmim dhe në mënyrë të padrejtë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...