Zotohet Spiropali: Në mandatin e tretë Shqipëria do jetë, me aeroporte dhe hekurudha. Rrisim pagën minimale dhe mesatare

Ministrja Elisa Spiropali shprehet se Shqipëria do të shndërrohet në një vend modern, në qoftë se Partia Socialiste do të marrë një mandat të tretë qeverisës.

Në një intervistë për “ABC Neës”, Spiropali tha se në mandatin e tretë të Partisë Socialiste, Shqipëria do ketë aeroporte dhe shumë hekurudha të reja.

“Në mandatin e tretë Shqipëria do të bëhet një vend modern me aeroporte të reja, me hekurudhë… që ata i lanë, me turizëm dhe bujqësi të zhvilluar. Rindërtimi po vazhdon punën pa pushim”, u shpreh Spiropali.

Fokusi i qeverisë në mandatin e ardhshëm sipas Spiropalit, do të vihet tek rritja e pagave dhe taksimi progresiv.

“Mandati i ardhshëm do të fokusohet te rritja e rrogave. Te taksimi progresiv, te rritja e të ardhurave. Do kemi një rritje të konsiderueshme edhe të rrogës mesatare dhe minimale”, tha ajo.

“Ne dimë të punojmë dhe nuk e themi më kot që jemi punëmbaruar. Punët tona i shikojnë vetë shqiptarët”, shtoi më tej Spiropali.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...