HYRJELAJMEAKTUALITET“Trashe zërin dhe ik, se Shqipëria nuk është private”, Rama debat në...

“Trashe zërin dhe ik, se Shqipëria nuk është private”, Rama debat në “FB”: Mos o Zot, të vijë PD

Edi Rama kërkon mandatin e tretë, ndërsa ka listuar disa argumente për të bindur popullin, mes të cilave përfundimi i projekteve të rindërtimit.

Por një qytetar në faqen e tij në Facebook, i kërkon të largohet, pasi sipas tij, projektet mund t’i vazhdojë qeveria që vjen dhe se “Shqipëria nuk është private”.

Por, kryeministri iu përgjigj duke i thënë se betejat dhe punët nuk i lë në mes dhe se vendimin për të ardhmen e merr populli. “Une nuk i le betejat dhe punet ne mes, por rri apo largohem kete e vendos populli, ndersa per t’i bere punet qe ta mesosh me kete rast,

nuk mjaftojne projektet dhe leket, po duhen edhe ambicia, vullneti, dija, eksperienca, te cilat sot per sot, jo vetem nuk i kane ata qe duan te vijne, po mosozot te bjere Shqiperia prape ne duart e tyre” shkruan ai.

Një tjetër qytetar i kërkoi që gjatë vizitës në Itali të “trashë zërin” për vitet e punës së emigrantëve shqiptarë. Por, Rama thotë se “Kjo nuk ka lidhje fare me volumin e zerit kjo xhan, eshte nje marreveshje jo e lehte per italianet sepse ka nje kosto jo te vogel per ta, por ne po i shtyjme papushim”./ db/ Abcnews.al

TE TJERA

spot_img