“Pata një javë ankth dhe pagjumësi’, Pëllumb Pipero flet për herë të parë pas infektimit me Covid

Mjeku i njohur Pëllumb Pipero ka dalë për herë të parë për të folur në lidhje me infektimin me Covid-19 pasi bëri dozën e parë të vaksinës anticovid.

Përballjen me Covid-19, ai e konsideron si betejën më të vështirë.

“Ishte një nga betejat më të vështira të jetës time. Ato pyetjet posikur, posikur? Aq më tepër që kjo sëmundje ka ende shumë të panjohura.

Sëmundjen e kalova në shtëpi me mjekime të cilat mund të aplikohen në kushte shtëpie me ndihmën e infermierëve se një pjesë e trajtimit ishte me injeksione veçanërisht me ato që në gjuhën e popullit quhen hollues gjaku”, u shpreh Pipero.

Megjithëse simptoma më e rëndë ishte prekja deri në 35% e mushkërisë, Pipero rrëfen se sfida e vërtetë dhe më e vështirë ishte perballja me ankthin, për të cilin ka marrë terapi specifike.

“ Nuk është e lehtë të gjesh sekretin e luftimit të stresit unë personalisht nuk e gjeta pata një javë ankth dhe pagjumësi, përgjithësisht ne rekomandojmë qetësues të gjithë pacientëve edhe vetes time edhe kolegët më rekomanuan.

Është e domosdoshme që pagjumësi dhe ankthin ta mjekojmë pra nuk duhet të kemi frikë ta mjekojmë sepse është e domosdoshme që gjatë kësaj periudhe të flesh sa më gjat dhe i qetë. Ankthi nuk ikën me fjalë por duhet mjekuar”, u shpreh Pëllumb Pipero.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...