Mutacionet e COVID në Shqipëri? Mjeku: S’ka dyshime, të sëmurët janë më shumë sa raportohen

69

Epidemiologu Fabian Cenko i ftuar mbrëmjen e sotme në Radarin Informativ në ABC

PUBLICITET

përballë gazetares Sibora Bitri u shpreh se nuk ka dyshime që rritja e rasteve me koronavirus në muajin shkurt lidhet me prezencën e mutacioneve të reja të COVID-19. Por cila është zgjidhja për këtë situatë për të parandaluar përhapjen?

Rrugët janë dy tha ai. “Zgjidhja e parë për të cilën jemi të vonuar, por jo vetëm ne, vaksina, ku vihet re një reflektim pozitiv mbi rastet dhe zgjidhja e dytë kontrolli i shpërndarjes mbi rastet” u shpreh Cenko.

Gjithashtu ai deklaroi se numri i rasteve të pacientëve të shtruar në spitale është më i madh nga ai që raporton ministria e Shëndetësisë cdo ditë, pasi në përditësim nuk përfshihen të sëmurët që ndodhën në spitalet private, që sipas tij janë plot.

“Nuk janë vetëm rastet që raportohen cdo ditë që lidhen me spitalet covid, cdo personel shëndetësor e di që spitalet private që kanë një numër rastesh, janë plot. Nuk kemi pse të numërojmë vetëm rastet në spitalet publike, duhet t’u referohemi edhe spitaleve private” theksoi ai.

PUBLICITET