“Hidheshin me 500 qindshe”, këngëtari i njohur shqiptar tregon shifrën më të lartë që ka marrë në një dasëm

Këngëtari i njohur, Altin Sulku, ka publikuar së fundmi projektin e tij më të ri që mban titullin “Era”. Këngën e solli së bashku me këngëtarin, Stine.

Ditën e sotme ai ka ndarë me publikun disa detaje nga realizimi i këtij projekti, që është pritur mjaft mirë nga fansat.

Gjatë bisedën në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, Sulku u ndal gjithashtu dhe te pandemia dhe ndikimi që ka patur te tregu muzikor.

I pyetur se cila ka qenë shifra më e madhe me të cilën është paguar në një event familjar, ndonëse nuk tregoi një shumë të saktë, tha se bëhet fjalë për një dasmë të zhvilluar në Fushë-Krujë.

“Gati 10 vite. Kanë qenë miq tanë dibranë që rrinë në atë zonë. Mbaj mend që janë hedhur në total 30-40 mijë euro në dasëm. Hidheshin me 500 qindshe”, tha Sulku.

Këngëtari i njohur shtoi me humor: “Dhe mund ta harroja këngën çfarë thoja, sytë ishin tek lekët”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...