Arrestimi i mjekut Prifti, SPAK gjen bllokun me emrat e pacientëve dhe shumat e parave që u ka marrë

Pas arrestimit të bujshëm të mjekut Edvin Prifti, SPAK i ka gjetur bllokun me shënime ku shkruante të gjithë emrat e pacientëve dhe lekët që u merrte për operacionet që kryente.

Sipas informacioneve që ka siguruar Report Tv, një nga provat e sekuestruara të SPAK gjatë hetimeve janë edhe shënimet ku ishin të shkruara emrat e pacientëve si dhe lekët që ata i kishin dhënë.

Bashkëshortja e Edvin Prifti ka deklaruar se paratë ishin të sajat e që i ka përfituar nga një kontratë shitje. Bëhet me dije se paratë që u sekuestruan nuk janë marrë nga institucione bankare.

Kardiokirurgu, mjeku i njohur Edvin Prifti u arrestua nga SPAK me akuzën e korrupsionit dhe at të marrjes së ryshfetit.

Atij iu gjetën në shtëpi 250 mijë euro si dhe 160 milion lekë, pasi i doli emri në përgjime në kuadër të operacionit për arrestimin e gjyqtares Enkelejda Hoxha.

Msohet gjithashtu, se në SPAK kanë mbërritur edhe 3 denoncime të reja për mjekun, të cilat po hetohen.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...