“Vaksina bëhet pa doreza” Silva Bino nxjerr foton dhe i kundërpërgjigjet akuzave të LSI

as akuzave të nënkryetarit të LSI Petrit Vasili i cili u shpreh se vaksinimi po bëhet pa doreza, ka ardhur dhe reagimi i shefes së Epidemiologjisë në ISHP Silva Bino.

 

Kjo e fundit sqaroi se vaksinimi nuk kryhet te personat e sëmurë, ndaj dhe mjafton dezinfektimi i duarve për të parandaluar problemet.

 

“Procesi i vaksinimit është një proces i pastër, që nuk kryhet në persona të sëmurë. Prandaj dezinfektimi i duarve me alkool dhe dezinfektantë vazhdimisht parandalon çdo problem”, sqaroi Bino.

 

Ndërkohë, lidhur me këtë çështje, Bino ka bërë një krahasim edhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke sjellë një fotografi të xhaxhait të saj, i cili shfaqet duke bërë vaksinën anti-C ovid në SHBA dhe infermieri që e injekton është pa doreza.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...