Shemsi Prençi “tradhëton” Metën për të shkuar në krah të Monika Kryemadhit/ Ja ç’ka ndodhur

Këshilltari për Çështjet e Emergjencave Civile, Shemsi Prençi ka dhënë dorëheqjen nga ky post ditën e sotme. Lajmin e ka bërë të ditur vetë presidenti i Republikës, zoti Ilir Meta.

Midis të tjerash., Meta falenderon Premçin për këshillat e vlefshme, përkushtimin, korrektësinë, profesionalizimin dhe ndjenjat atdhetare të dëshmuara gjatë bashkëpunimit tonë të frytshëm për gati dy vite.

REAGIMI I METËS
Këshilltari për Çështjet e Emergjencave Civile, z.Shemsi Prençi, pasi më informoi si çdo ditë, për situatën e përmbytjeve në mbarë vendin dhe gjendjen e banorëve në zonat e bllokuara nga dëbora, më njoftoi sot dorëheqjen e tij nga kjo detyrë, për shkak të angazhimeve të tij të reja në të ardhmen.

E falenderova për këshillat e vlefshme, përkushtimin, korrektësinë, profesionalizimin dhe ndjenjat atdhetare të dëshmuara prej tij gjatë bashkëpunimit tonë të frytshëm për gati dy vite.

Duke e pranuar dorëheqjen e z.Prençi, i urova suksese për të ardhmen. ??

Shemsi Prençi ka dhënë dorëheqjen si Këshilltar i Presidentit për Emergjencat Civile pasi do kandidojë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit nën siglën e LSI në zonën e Durrësit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...