Rama kërkoi mandatin e tretë, Basha nuk e lë ‘rehat’: Edi, ik rri me familjen tënde

86

Pas kërkesës që kryeministri Rama u bëri qytetarëve që ta votojnë për mandatin e tretë, ka ardhur reagimi i liderit të PD Lulzim Basha.

- PUBLICITET -

 

Ky i fundit shprehet se rama ka patur 8 vite kohë në pushtet, por e la Shqipërinë në vend numëro. Sipas tij, vendi ynë nuk e ka luksin që ti japë kreut të qeverisë dhe 4 vite të tjera.

 

Basha i thotë Ramës të ikë dhe të rrijë me familjen e tij, pasi sipas kryedemokratit, njerëzit e sojit të Ramës përpiqen t’i bindin të tjerët se po të kenë edhe 4 vjet kohë do të arrijnë gjithçka, por e vërteta është se kjo nuk ndodh kurrë.

REAGIMI I PLOTE:

Edi, njerëzit e sojit tënd përpiqen t’i bindin të tjerët se po të kenë edhe 4 vjet kohë do të arrijnë gjithçka. Por e vërteta është se kjo nuk ndodh kurrë. Nuk ndodhi as pas 4 viteve të para, por prapë i kërkove Shqipërisë të ta jepte timonin vetëm. E more edhe 4 vjet të tjerë dhe prapë e le në vend numëro. Ti e ke lënë Shqipërinë në baltë, Edi. Ekonomia ka ngecur.

 

Premtove ulje taksash dhe çmimesh por dështove dhe i rrite taksat dhe koston e jetës për çdo shqiptar. Punësimi ka ngecur. Premtove 300 mijë vende pune por dështove dhe largove qindra mijë nga puna. Shëndetësia ka ngecur. Premtove shëndetësi falas dhe e cove në kolaps e i grive shqiptarët nga xhepat para dhe gjatë pandemisë. Hyrja në Europë ka ngecur.

 

Premtove hapjen e negociatave para 8 vitesh dhe vetëm sa shtove kushtet prej dështimeve të tua. Edi ti kishe 8 vjet pushtet si askush para teje dhe pas 8 vjetësh vendi ka ngecur vendnumëro. 4 vite të tjera nuk të duhen për shqiptarët, sepse për ta nuk të bëhet vonë. 4 vjet të duhen për vete dhe ortakët e tu që pasurohen me milionat e tenderave dhe koncesioneve korruptive.

 

Shqipëria nuk e ka luksin të të japë edhe 4 vite të tjera, që të përfundojë sërish si në fund të këtyre 4 viteve. Ngecur vend numëro, pa të ardhme, pa shpresë, pa ëndrra. Ik rri me familjen tënde.Shqipëria do të ecë para. Dhe tani që të gjithë e dinë se kjo nuk mund të ndodhë me ty.

 

- PUBLICITET -