“Kirurgu paguhet sa një picë” Lapaj kërkon që rroga e mjekëve të bëhet 2000 euro. Ja kthen Kikia: Aq i fiton brenda ditës

122

Mbrëmjen e sotme avokati i njohur Adriatik Lapaj ka komentuar arrestimin e kirurgut të njohur Edvin Prifti.

- PUBLICITET -

 

Ai e konsideron si turp shumën prej 10 mijë lekësh të vjetra në ditë, që mjeku merr për një operacion në ditë.

 

Sipas Lapajt, duke garantuar një rrogë të mirë që bluzat e bardha të bëjnë një jetë dinjitoze, situata mund të ndryshojë dhe do të ketë më pak korrupsion.

 

Por gazetari Mentor Kikia nuk ka mbajtur të njëjtin qëndrim, duke thënë se dhe po të bëhet kjo gjë, nuk do të ndryshojë asgjë.

 

DEBATI NE STUDIO:

 

Lapaj: E dini sa merr një kardio-kirurg? Merr 90 mijë lekë të reja në muaj, 3 mijë lekë të reja në ditë, për tre operacione zemre që bën në ditë i bie merr 1 mijë lekë të reja për një operacion, sa një picë. Duhet t’i garantojë shteti që të bëjnë një jetë dinjitoze, se është kardio-kirurg ai, duke i inkurajuar që ta bëjnë këtë jetë dinjitoze me një pagë dinjitoze. Mjekët duhet të dalin të gjithë bashkë dhe të refuzojnë korrupsionin dhe rryshfetin, por të kërkojnë rritje rrogash, bashkë në kor.

 

Kikia: Nuk funksionon!

 

Lapaj: Funksionon, nëse ja rrisim rrogën atëherë i stimulojmë të bëjnë më pak korrupsion.

 

Kikia: Po të ishe ti kryeministër, në mënyrë hipotetike sa do ja rrisje rrogën mjekut?

 

Lapaj: 2000 euro.

 

Kikia: Po çfarë i ka ai 2000 euro në muaj kur ato i merr në ditë.

 

Lapaj: Epo atëherë kanë vlerë prangat, sepse shteti ia mundëson këtë të mirë dhe ai s’e vlerëson, atëherë prangat.

- PUBLICITET -