Banorët e Shkodrës “ironizojnë” Ramën, e presin me varkë dhe me pankarta

Nuk e pritën në hyrje të qytetit sikur ishte lajmëruar. E megjithatë banorët e prekur nga përmbytjet në Shkodër nuk mund të mos dilnin për ta respektuar si duhet Kryeministrin e vendit.

Mesazhet i zgjodhën si fillim ti shprehnin me shkrim përmes pankartave të shumta të cilat i kishin vendosur në një varkë, mjeti i lundrimit që i ka shoqëruar për rreth 2 muaj ndërsa ishin nën ujë.

Ironinë nuk ja kursejnë të parit të vendit.

“Jemi mbledhur për të pritur Skëndërbeun e tretë, se dyshi është Spiropali”, tha një banor nga Berdica e Mesme, njësia administrative Berdicë.

“Ne jemi të përmbytur, vizita e Ramës për vaksina është absurde”, u shpreh një banor i zonës.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama ndodhet në qytetin e Shkodrës pasi pritet që të fillojë vaksinimi për personelin mjekësor të qarqeve të Veriut. Rama u pa në qytetin e Shkodrës teksa mbërriti me një eskortë të madhe policie dhe gardistësh, ndërsa dhjetra efektivë kanë blinduar qytetin.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...