A do kemi një mbyllje të dytë? Zv.ministrja Rakacolli ngre dyshime të forta: Situata është delikate

94

Zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli nuk e ka përjashtuar si mundësi mbylljen e dytë për shkak të pandemisë.

- PUBLICITET -

 

Sipas saj, situata në vendin tonë është kritike.

 

“Në sugjerimet që kemi bërë nuk e kemi bërë duke parë eksperiencën e vendeve të tjera por në përputhje me situatën. Pra, çdo masë që është marrë është marrë në përputhje me numrin dhe hetimin epidemiologjik, duke analizuar arsyen. Masat janë marrë gjithmonë në përputhje me nivelin e infektimeve dhe në përputhje me çka shkenca epidemiologjike sugjeron për ato numra se çfarë masash duhen marrë”– tha Rakacolli.

 

Edhe pse pranoi faktin që gjendja është alarmante, ajo shtoi se nuk do të ndodhë kurrë që në spitale të mos ketë më vende.

 

“Situata është delikate, por ne vazhdojmë ta kemi nën kontroll. S’do ndodh kurrë që të mos kemi mundësi të shkojmë në spital”- theksoi ajo në Tvsh.

 

Zëvendësministrja e hodhi poshtë publikimin e Akademisë së Shkencave për arritjen e imunitetit të popullatës dhe sqaroi se Instituti i Shëndetit Publik po kryen një studim mbi infektimet nga C ovid-19.

 

“Nuk besojmë që kemi arritur imunitetin e tufës. ISHP po bën studim për përqindjen e njerëzve që janë prekur nga C ovid-19.”

- PUBLICITET -