‘Po na ‘marrin në qafë’ ata që janë…’, Rakacolli jep ALARMIN: Ka shumë…

108

Zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli ka thënë se një nga faktorët e shtimit të rasteve pozitive, përveç mosrespektimit të masave (higjienë, distancë, maskë), nuk është respektuar as karantinimi.

- PUBLICITET -

Rakacolli tha në një intervistë për Report tv se ka persona të dyshuar që nuk presin të marrin përgjigjen, por dalin, dhe më keq ata që e dinë që janë me Covid dhe sërish dalin nga shtëpia.

Pyetje: Sa të rrezikshëm janë personat që nuk respektojnë karantinën?

Rakacolli: Janë shumë të rrezikshëm dhe një nga arsyet e shtimit të rasteve është mosrespektimi i rregullave të higjienës, distancave, maskës dhe karantinimi i atyre që dyshohen për Covid. Nuk presin rezultatin e nalaizës dhe aq më keq ata që janë më Covid dhe dalin në ambient të hapur.

Nëse kjo vërtet vazhdon, do ketë rritje jo vetëm të moshat 45-55 vjeç, por edhe te më të rinjtë, që së fundmi janë raste të rënda fatkeqësisht. Ka ndryshuar situata. Kemi shtrime në repartet e kujdesit intensiv.

Kapacitetet spitalore nuk i kemi të mbushura tërëssht, por nëse afrohen drejt mbushjes do fusim në funksion spitalet rajonale. Janë mbushur 500 shtrime dhe ka filluar hapja e spiteve rajonale me Durrësin dhe Shkodrën. Infrastruktura është e duhura, mjekët janë të trajnuar.

Kemi vendosur linja të reja oksigjeni. Kemi marrë aparatura të reja. Mirëpo nuk do tu mungojë asistenca nga spitalet qendrore. Spitalet rajonale mbulojnë vetëm rajonet e tyre. Shkodra do mbajë të vetët dhe Durrësi të vetët dhe të shikojmë si do të menaxhohet.

- PUBLICITET -