“Më falni për anën misterioze” Rama vijon të mbajë sekrete: Një tjetër shtet mik do na japi 360 mijë vaksina

144

Kryeministri Edi Rama ka dalë në konferencë nga aeroporti i Rinasit mbrëmjen e sotme.

Ai ka dhënë lajmin se pas 7020 dozave që do të mbërrijnë sot, një tjetër shtet mik do të na japë 360 mijë doza vaksine të Astra Zeneca-s.

“7020 doza mbërrijnë sot dhe sipas skedulit të ri të dhënë nga kompania pas atij momentit të bllokimit, do të vazhdojmë në javët në vijim për të përmbyllur brenda marsit të gjitha ato doza që i kemi deklaruar fillimisht dhe për të vijuar më tutje në prill dhe në maj. Në ndërkohë ne jemi intensivisht në komunikim për të arritur një marrëveshje me Astra Zeneca.

Sot kemi marrë një konfirmim me shkrim. Një tjetër shtet mik do të na jape 360 mijë doza vaksine të Astra Zeneca-s. Shpresoj shumë që në ditët në vijim të mund të kemi kontakt të drejtpërdrejt me qeverinë e këtij shteti, dhe aty pastaj gjithçka do të jetë publike, pasi nuk do të jetë sekrete. Shpresoj të normalizohet kjo situatë, ku 90% e punës bëhet me kode dhe biseda sekrete.

Po ashtu jemi duke pritur që kompania Pfizer të na lejojë që të përmbyllim edhe marrëveshjen e ta zbatojmë me atë shtetin tjetër që solli dozat e para e që siç ju kisha bërë me dije, ishin vetëm 1 e treta e të premtuarave.

Janë gati por në kontratë thuhet se për çdo lëvizje duhet aprovimi i Pfizer. Më falni për anën misterioze, por situata është e tillë”, theksoi kryeministri gjatë fjalës së tij.