A rrezikon Shqipëria një mbyllje të dytë? Ja si përgjigjet Rama, tregon kushtin e vetëm

Kryeministri Edi Rama ka treguar se për momentin nuk ka një plan që parashikon karantinimin e gjithë popullsisë, madje as i pjesshëm, pasi situata nga pandemia është e përballueshme.

Por sipas kryeministrit, nëse nuk do të respektohen masat e vëna dhe shifrat do të rriten ndjeshëm, atëherë do të ngushtohet ora policore dhe do të shtohen kufizimet.

“Shëndeti është mbi zgjedhjet dhe gjithçka tjetër. Në kushtet që jemi, nëse mbajmë këtë ekuilibër nuk kemi nevojë të karantinohemi. Për një mijë e një arsye që i kam dërgjuar me vëmendje nga të tjerët që komunikoj për të mësuar dhe ndërkohë gjithnjë e më shumë po fiton terren shqetësimi i një tjetër pandemie,

që është pandemia psiqike. I efekteve traumatike të gjithë kësaj kohe dhe të gjithë këtyre shtrëngimeve, shqetësimeve tek psiqika e kësaj dynjaje.

Kur Greqia u mbyll ka një konto europiane që përgjigjet. Janë të gjithë këta komponentë që ne duhet t’i marrim në konsideratë se është kollaj të themi hajt ta mbyllim. Nëse numrat qëndrojnë në ekuilibër brenda parashikueshmërisë atëherë jeta duhet të vazhdojë me ato masa kufizuese që kemi përcaktuar.

Nëse njerëzit nuk respektojnë ato masa që janë vënë ora policore do të ngushtohet dhe kufizimet do të rriten.”, u shpreh kreu i qeverisë nga konferenca që po mban aktualisht në aeroportin e Rinasit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...