Sa romantikë! Bearti zbulon si po e kalon ai dhe Tea Shën Valentinin!

Përtej gjithë bujës dhe zhgënjimit të madh që shkaktoi te publiku zbulimi i lidhjes Tea-Beart, duket se të rinjtë po fitojnë zemrat e ndjekësve pak nga pak.

Mesa po kuptojmë ‘mllefi’ po zbehet dhe neve s’na ka mbetur zgjidhje tjetër veçse ta pranojmë lidhjen e tyre. Tea dhe Bearti duket se janë të pandarë dhe kalojnë çdo ditë në shoqërinë e njëri-tjetrit, pa u ndarë. E po ashtu, nuk mungojnë as fotot e videot në rrjetet sociale.

Por, si po e kalon çifti ditën e të dashuruarve? Ashtu siç na paralajmëroi Tea më herët ditën e sotme, dy zogjtë e dashuruar kanë udhëtuar drejt Vlorës.

Ka qenë Bearti ai i cili ka publikuar dy video në rrjetet sociale, ku në njërën shihet me Tean e në tjetrën tregon ambientin romantik, zbukuruar me petale trëndafili e tullumbaca.

Sa u përket dhuratave që i kanë bërë njëri-tjetrit nuk dimë ende të themi, por le të shpresojmë se do të na tregojnë në vijim.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...