Hermes Nikaj pozon si model në “Arrest shtëpie”: Personazhet publikë, me të cilët shkëmbejmë video hot

85

Tani që është në masën “Arrest shtëpie”, Hermes Nikaj gjen mundësinë të shijojë pasionin e tij, fotografinë artistike.

- PUBLICITET -

Hermes Nikaj, gazetari dhe reporteri 26-vjeçar i “Vox pop”-eve për disa emisione të rëndësishme televizive, prej muajsh ndodhet i izoluar brenda katër mureve, me shpresën e mbylljes së çështjes pas arrestimit në flagrancë.

Ishe mësuar që e festoje Shën Valentinin duke udhëtuar drejt një destinacioni të caktuar. Si ndihesh që këtë vit të gjeti në “Arrest shtëpie”?

Hermes Nikaj: Përveç “arrestit në shtëpi”, më ngushëllon fakti që këtë vit askush nuk mundet të udhëtojë, kështu që nuk jam i vetmi. Ata që vërtet më duan, e gjejnë mundësinë dhe vijnë më takojnë e tregojnë dashurinë në shtëpi.

Ndërkohë, ke realizuar një set fotosh artistike ku i gëzohesh jetës me pijen tënde të preferuar. Çfarë mesazhi dëshiron t’i japësh botës dhe njerëzve në liri me ato foto artistike?

Hermes Nikaj: Fotografia është pasioni im i hershëm dhe kanë mesazhe të ndryshme, që nga fakti se fillimet e mia kam qenë si model dhe imazh i preferuar për aparatin, e deri te fakti që njeriu duhet të ndihet i lirë për të bërë çfarë dëshiron, ashtu siç bëj unë.

- PUBLICITET -