Vajza e gjyqtares Enkelejda Hoxha bën deklaraten e fortë: Mamaja është detyruar për të liruar të dënuarit

257

Vajza e gjyqtares Enkelejda Hoxha ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me mamanë e saj.

- PUBLICITET -

Ajo para kamerave është shprehur se mamaja e saj ka qenë e detyruar të lirojë të dënuarit.

“Ka 16 vjet në Krujë, media po i dëmton imazhin, nuk ka në pronësi asnjë makinë e shtëpi. Media po i dëmton imazhin. Do marrim pjesë në seancën e mamit, mami është shumë e ndershme dhe e pastër, ka pasur një arsye të fortë për t’i liruar ata”, tha vajza për Report Tv.

Kujtojmë që dy ditë më parë gjyqtarja Enkelejda Hoxha së bashku me 10 të tjerë janë arrestuar me urdhër të SPAK teksa ishin në seancën gjyqësore, ku kësaj here do t’i jepnin lirinë Sajmir Petanit i dënuar për vepra te renda

Gjyqtarja Enkelejda Hoxha është gjyqtarja e Krujës, e cila ka firmosur lirimin nga bu rgu të anëtarit të bandës së Durrësit, Endrit Dokle, i cili ishte dënuar me burgim të përjetshëm.

Po ashtu Hoxha ka liruar nga bu rgu Genc Tafilin, i dënuar për eleminimin e komisarit të Policisë Arben Zylyftari si dhe Ilir Pajës, të cilit i kishte mbetur mbi një vit dënim.

Pasi liroi nga burgu Endrit Doklen, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj kërkoi pezullimin nga detyra të gjykatëses.

- PUBLICITET -