Shifrat rekord të infektimeve, Eugena Tomini tregon se kur merret vendimi për izolimin e vendit

Zv.ministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini ka deklaruar ditën e sotme se brenda 2 javësh Komiteti Teknik i Ekspertëve do të vendosë nëse do të ketë shtim të masave apo izolim të vendit tonë.

Sipas saj, tre indikatorët që do të merren për bazë janë hospitalizmi, fatalitetet dhe raste e reja.

“Janë 3 indikatorë dhe që ne jemi mbështetur, nëse kemi kapacitet për shërbim spitalor, dalëngadalë janë masat që duhet të merren. Duke gjykuar situatën në dinamikë rastet e hospitalizuar, rastet e reja dhe fatalitetet, brenda 14 ditëve do të merret një vendim tjetër dhe do të gjykohet mbi rekomandimet bazë.

Spitalet Covid po mbështesin situatën sa i përket shërbimit spitalor. Por deri në ato momente përgjigjja është në nivel të lartë”, u shpreh Tomini në A2CNN.

Për sa i përket transportit publik, Tomini tha se qytetarët duhet të udhëtojnë me urbane vetëm kur e kanë shumë të nevojshme, ndërsa bëri apel që të mos frekuentohen baret dhe restorantet.

“Duhet bërë një ndarje, transporti publik është i nevojshëm, frekuentimi i kafes kur kemi një kohë qetësie, ndërsa në kohë pandemie të marrim atë që është e nevojshme dhe të largohemi të mos frekuentojmë ambientet ku nuk respektohet distanca.

Shpesh ne bëhemi pjesë e atij rregulli që popullata ta përdorë transportin jo në momentet e pikut. Baret e restorantet mos frekuentohen ku nuk zbatohen masat. Tashmë nuk tolerohet një situatë e tillë. Administratorët përgjegjës do zbatojnë në mënyrë rigoroze ligjin”, tha ajo.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...