Disa në dëborët e të tjerë pranë detit, ja ku po e festojnë Shën Valentinin disa nga VIP-at shqiptarë (Foto)

130

Disa nga VIP-at shqiptarë kanë zgjedhur që të kalojnë ditën e të dashuruarve larg kryeqytetit.

Rudina Dembacaj e cila është shumë aktive në rrjetet sociale ka bërë me dije përmes një instastory se këtë Shën Valentin është duke e pritur buzë detit.

Gjithashtu dhe Xhemi Shehu mesa duket do e presë këtë Shën Valentin buzë detit. Përmes postimit në rrjetet sociale ajo ka zbuluar se ndodhet në Sarandë.

Ndërkohë ndryshe nga të tjerët, Ermali dhe Ami kanë zgjedhur një destinacion me dëborë. Të veshur me rroba skiatori ata janë shfaqur duke buzëqeshur krahë njëri-tjetrit.

Por të gjithë ju që do të kaloni Shën Valentinin në Tiranë, moti ka surprizuar duke zbardhur qytetin.