Tmerr në Obot, batanije në vend të barelës, 80-vjeçarja mbulohet me plasmas, me varkë në spital

Nga Simon Shkreli

80-vjecarja Nete Çukaj nga fshati Obot është rrëzuar dhe ka dëmtuar këmbën. E ka të nevojshme të dërgohet në spitalin e Shkodrës. Infermieri i fshati e transportoi me varkën e tij. Reshjet e 24 orëve të fundit kanë vërshuar dhe në rrugët e qytetit Shkodës.

Niveli i ujit i rritur si shkak i reshjeve, rritjes së nivelit të liqenit dhe shkarkimeve të hidrocentralit të Vaut të Dejës ka depërtuar dhe në qytetin e Shkodrës. Ka disa lagje që kanë prezencë të ujit.

Kanalet janë bllokuar dhe pucetat nuk tërheqin ujin. Disa familje janë evakuuar mes tyre dhe familja Lajthia që banon në zonën e Livadheve. Kjo familje me nënën e paralizuar të mërkurën u ankua në ABC për banesën e përmbytur.

Ndërkohë është zgjeruar dhe sipërfaqja e përmbytur e zonave të tjera të nën Shkodrës. Aktualisht sipërfaqe totale e përmbytur është mbi 5000 Ha, ku pjesa më e madhe janë forgjere dhe jonxhë. Gjithashtu prezencë uji ka në 200 banesa në zonën e Livadheve, 4 të përmbytura në Obot dhe 121 në Dajç.

Sipërfaqe totale e përmbytur:

Tokë e pakultivuar 1040 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 3595 Ha
Grurë 225 Ha
Bimë Dekorative 117 Ha
Pemtore 50 Ha
Shtëpi me prezencë uji:

-Në zonën e Livadheve 200 banesa

-Në Obot 4 banesa të përmbytura

-Në Dajç 121 banesa

db/ Abcnews.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...