LSI ‘i bindet’ vendimit të qeverisë, shikoni çfarë ka ndodhur sot në takimet e Kryemadhit (FOTO)

63

Gjobat e vendosura për shkeljen e masave anti covid ndaj disa subjekeve politike duket se ndikuar në ndërgjegjësimin e kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi, për të mos organizuar grumbullime masive.

- PUBLICITET -

Vetëm pak ditë pasi Endrit Brahimllari i LSI-së u gjobit me 50 milion lekë të vjetra, Kryemadhi është shfaqur në një takim me format krejt të ndryshëm nga sa jemi mësuar ta shohim në bare apo restorante krah dhjetra mbështetësve.

Këtë herë hapësira ka qenë e madhe, të pranishmit kanë qenë nën 11 persona ndërsa kanë ruajtur edhe distancë. Pjesa tjetër ka qenë e pranishme përmes programeve online si “Zoom”.

- PUBLICITET -