Kush është mjeku që mori rryshfet për një operacion? Jepte këshilla gjatë pandemisë

Edvin Prifti, mjeku i cili doli në përgjimet e dosjes hetimore të SPAK për lirimin e të dënuarve përjetë nga Gjykata e Krujës nuk është një emër i panjohur për publikun.

Gjatë periudhës së pandemisë ai jepte shpesh këshilla për virusin COVID, ndonëse ushtron detyrën e e kardio-kirurgut në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” .

Ai i kushtuar shumë intervista dhe artikuj në median online në lidhje me reagimin e trupit ndaj virusit por edhe në lidhje me vaksinën anti-COVID.

Në dosja e publikuar ditën e sotme ai del në përgjime duke folur me kryesekretaren e Gjykatës së Krujës e cila i ofron një shumë parash për t’i operuar nënën.

Ndërkohë mbrëmjen e sotme, oficerët e SPAK mësynë në zyrën dhe banesën e mjekut ku në total u gjetën dhe u sekuestruan 250 mijë euro dhe 160 mln lekë të vjetra./mv.abcnews.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...