“Kur ju ishit aty, unë shpeshherë isha e zënë”/ I humbi të dy në moshë shumë të re, Rozana Radi rrëqeth me dedikimin për prindërit e saj

Këngëtarja dhe aktorja e njohur Rozana Radi i ka përlotur të gjithë me dedikimin prekës që iu ka brë prindërve të saj të ndjerë përmes një postimi në rrjetet sociale.

Teksa ka postuar një foto të prindërve të saj, që janë ndarë nga jeta të dy në moshë të re, Rozana shprehet se të gjithë duhet ti takojmë dhe vlerësojmë të dashurit tanë kur janë gjallë, pasi më pas gjithë sa na mbetet janë kujtimet dhe fotografitë.

”Kur ju ishit aty shpesh here une isha e zene duke u rritur, saqë harroja qe s’do t’ju kisha gjithmone! Vleren tuaj e kuptova kur shikoja vendin tuaj bosh! E kam me ty qe po me lexon tani :

“Nëse një ditë koha e shpenzuar me prindërit e tu të duket sikur të kërkon shumë stërmundim, kujto se një ditë gjithçka që do të mbeten, do të jenë thjesht fotografite!

Ajo cfar sot jam dhe shpresoj te jem neser, ia kam borxh babait dhe nenes time. MAM & BAB”, shkruan Rozana në postimin e saj në rrjetet sociale, që me siguri ka emocionuar shimë prej nesh.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...