Kastriot Myftaraj: Fevziu merr dhuratë një kokë të artë nga emiri i Dubait

Nga Kastriot Myftaraj

Me rastin e investimit të madh që do të bëjë në Shqipëri sundimtari i Dubait, Emiri Mohammed bin Rashid Al Maktoum, Blendi Fevziu gjatë udhëtimit të tij në Dubai për të kaluar festën e fundvitit intervistoi Emirin për emisionin e tij. Intervista nuk është transmetuar ende sepse do të jepet atëherë kur t’ i shërbejë më mirë Edi Ramës për fushatën zgjedhore.

Emiri i Dubait, si të gjithë sundimtarët arabë të pasur është dorëlëshuar në dhuratat për miqtë e huaj të cilët kërkon t’ i bëjë për vete. Emiri është treguar i pakursyer edhe me Fevziun duke i bërë një dhuratë të vecantë. Një kokë prej ari, që kuptohet është koka e Fevziut.

Njerëzve të stafit të Emirit iu erdhi kjo ide e veçantë kur panë fotografinë e Fevziut. Gjatë një udhëtimi në Europë Emiri kishte blerë shumë relike, ndër to edhe një kokë të artë të diktatorit fashist Italian Benito Mussolini.

Kur panë kokën e Fevziut njerëzit e stafit të Emirit vunë re ngjashmërinë e plotë me kokën e Mussolinit dhe menduan se nuk kishte njeri më të përshtatshëm se Fevziu për ta marrë dhuratë kokën e çmuar. Sigurisht që Fevziut nuk ia kanë treguar prejardhjen e dhuratës.

Fevziu është ndjerë shumë i nderuar nga dhurata dhe pritet që ta vendosë kokën në tryezën e tij të punës. Koka e artë do të ekspozohet publikisht në Shqipëri vitin e ardhshëm me rastin e ceremonisë së madhe me pjesëmarrje të lartë zyrtarësh, artistësh, biznesmenësh,

gazetarësh nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia Veriore dhe diaspora. Nuk do të mungojnë sigurisht edhe ambasadorët e huaj. Ceremonia do të jetë e ngjashme me atë që u bë në vitin 2017 në Sheshin “Nënë Tereza”, me rastin e 20 vjetorit të emisionit të Fevziut.

Koka e artë e Fevziut pritet të bëhet vlerë kulturore me rëndësi kombëtare, e mbrojtur nga shteti ashtu si koka antike e Deas së Butrintit. Fevziu ka porositur kopje të zvogëluara të kokës së artë të cilat do t’ ua dhurojë të ftuarve në emisionin e tij. Në shenjë mirënjohjeje ndaj Emirit të Dubait pritet që Fevziu të shkruajë një libër për Dubain.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...