Iu sekuestruan miliona lekë, si ra në “rrjetë” mjeku i QSUT-së Edvin Prifti?

130

Në arrestimin e gjyqtares Enkeleda Hoxha në Krujë, u bë i mundur edhe zbulimi i mjekut Edvin Prifti si i përfshirë një rrjetin e korrupsionit pasiv në shëndetësi.

- PUBLICITET -

Gjatë një kontrolli në banesë dhe në zyrën e tij, SPAK i sekuestroi një shumë të madhe parash mjekut Prifti, nga të cilat 250 mijë euro dhe 160 milionë lekë. Në lidhje me ngjarjen ka folur edhe gazetarja Klodiana Lala, e cila dha detaje të reja. Sipas saj, pritet që në ditët në vijim të dërgohen edhe persona të tjerë pas hekurave.

Si ra në “rrjetë” shefi i Kardio-Kirurgjisë në QSUT?

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BW se nga përgjimet e SPAK ka rezultuar që mjeku Edvin Prifti ka pasur kontakte me sekretaren e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallakuçi, të cilës i kishte operuar të ëmën dhe për këtë i ka kërkuar rryshfet.

Gazetarja Lala tha:

Duke qenë se SPAK kishte dyshime se mjeku është i përfshirë në afera korruptive, prokurori Altin Dumani ka urdhëruar kontrollin e të gjitha banesave të dyshuara për korrupsion, përfshirë edhe mjekun. Gjatë këtij kontrolli është sekuestruar shuma e madhe e parave, rreth 500 milionë lekë të vjetra, që do duhet të justifikohen nga mjeku.

Ai mund të pretendojë se këto para janë të ligjshme, megjithatë një shumë kaq e madhe i ka surprizuar oficerët e policisë gjyqësore, sidomos shuma e gjetur në zyrën e tij, pasi është e ndaluar që të mbahet një shumë aq e madhe në zyrë.

Ky rast i korrupsionit, i hetuar në Gjykatën e Krujës, ka çelur një sërë çështjesh të tjera, që mund të sjellin arrestime në ditët në vijim, pasi ka dyshime për korrupsion në institucione të tjera.

- PUBLICITET -