Elisa Spiropali bën deklaratën e papritur për Fatos Nanon: “Ai nuk ka nevojë të mbrohet nga unë”

110

Kthimi i Fatos Nanos pas kaq shumë vitesh në Shqipëri duket se ka hapur kutinë e kujtimeve për shumë njerëz e sidomos për figurat poltike.

- PUBLICITET -

E ftuar në një emision të këtij formati, ministres Elisa Spiropali i është kërkuar që të analizojë dy komente që bien në kundërshtim me njëra-tjetrën sa i përket Fatos Nanos. Drejtuesi i emisionit kërkoi një shpjegim se përse kur ajo ishte pjesë e lëvizjes “MJAFT”, fliste kundra Nanos dhe përse tani e lavdëron dhe ka një qëndrim krejt tjetër.

Ajo u shpreh se një gjë e tillë nuk ka ndodhur asnjëherë duke shtuar se Nano nuk ka nevojë të mbrohet nga ajo. Edhe në rast se do të kisha qenë si aktiviste që ka dalë për të protestuar kundrejt Fatos Nanos, do të dilja dhe të thoja të njëjtat gjëra si ato që thashë në Kuvend dhe nuk u heq asnjë presje.

Unë besoj tek ato që thash. Fatos Nanon nuk ka nevojë që të mbrohet nga unë. Unë nuk fola që ta mbroj nga sulmet, sepse ai është një lider dhe një politikan intelektual për të cilin historia gjykon dhe flet sepse ka dalë nga politika aktive. Por ajo intervistë kishte dëshmi historike dhe fjalë të qarta. Ato ishin aq të vërteta sa prekën nerva delikatë të opozitës.

- PUBLICITET -