SPAK bastis zyrën dhe banesën e mjekut Edvin Prifti, sekuestrohen 250 mijë euro dhe 160 milionë lekë

SPAK bastis shtëpinë dhe zyrën e mjekut Edvin Prifti. Mbrëmjen e sotme oficerët e SPAK i kanë gjetur dhe sekuestruar Priftit një shumë të konsiderueshme parash, 250 mijë eurosh dhe 160 milionë lekë të vjetra.

Konkretisht 200 mijë euro dhe 130 mln lekë janë gjetur në banesë ndërsa 50 mijë euro dhe 30 mln lekë janë sekuestruar në zyrë e tij.

Prifti dyshohet t’i ketë përfituar këto para nga korrupsioni në detyrën e e kardio-kirurgut në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” .

Prifti doli në përgjimet e SPAK nga hetimet për Gjykatën e Krujës, që çoi në pranga gjyqtaren Enkelejda Hoxha dhe 12 persona të tjerë. Mjeku Prifti akuzohet se kishte marrë ryshfet nga kryesekretarja e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallakuçi për t’i operuar nënën./mv.abcnews.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...