HELIDON BUSHATI: ASNJË MBËSHTETJE NGA QEVERIA, RAMA PO HAKMERRET POLITIKISHT ME SHKODRËN

Ish-deputeti i PD-së, Helidon Bushati ka akuzuar qeverinë në lidhje me situatën e krijuar në qarkun e Shkodrës për shkak të përmbytjeve të shkaktuara si pasojë e reshjeve të dendura.

Në një prononcim për mediat, Bushati i bëri thirrje Ramës që të shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore në Shkodër. Mes të tjerash Bushati tha se në këtë qark situata është në situatë alarmante dhe se uji po rrethon Shkodrën.

“Kjo qeveri e ka braktisur Shkodrën duke i lënë qytetarët në mëshirë të fatit. Ka më shumë se 1 muaj që zona e nënShkodrës është e përmbytur, sepse qeveria nuk vë dorë. Hakmarrja politike e Edi Ramës po bie sot mbi çdo fëmijë, mbi çdo grua dhe çdo banor të qarkut tonë.

Asnjë ndihmë, asnjë qindarkë, asnjë mbështetje që permbytjet të mos ndodhin ose, të paktën, që uji të largohet shpejt. Kjo hakmarrje politike e kryeministrit në ikje është diskriminuese dhe për shkodranët.

Nuk ka asnjë masë, asnjë ndërhyrje. Heshtje, moskokeçarje, harrese e plotë, ndersa banorët përballen me kërcënimin e jetës dhe mundi i tyre në bujqesi, blegtori dhe frutikulturë është shkatërruar.

Ky kryeministër tallet me qytetaret. Babëzia, korrupsioni, mllefi ndaj shkodranëve që nuk e votojnë, e ka verbuar! Janë më shumë se 4 mijë hektarë toka të permbytura! Alarmi po bie për qytetin, pasi uji po rrethon Shkodrën. Keni parë ndonjë qeveritar?

Keni dëgjuar ndonjë vendim për të lehtësuar gjendjen? Asnjë! Në vend të menaxhimit të situatës, qeveria ka ndërmend të vjedhë. Më konkretisht, KESH-i ka braktisur detyrën. Në vend të menaxhojë prurjet e ujit në hidrofenrrale, merret me tendera rrugësh. Sic shihet ne këtë dokument, (tregohet dokumenti) KESH- i ka prioritet të hedhë asfalt në rrugën e Komankt.

Janë plot 2.5 miliard lek që KESH, investon në këtë projekt në shkelje të plotë te ligjit, ndërsa Nënshkodra, noton në uji dhe Shkodra rrezikon të permbytet. Edi Rama duhet të shpallë menjëherë gjendjen e fatkeqesise natyrore. Ai nuk duhet të thellojë akoma më shumë dhe në kurriz të shkodranëve dështimin e tij 8 vjeçar.

Në 25 prill, qytetarët e Shkodrës do ta mbajnë mend këtë ditë të vështirë, kur u braktisën plotësisht nga Edi Rama dhe të deleguarit e tij në Shkodër. Shkodra dhe Shqipëria ka 8 vjet në baltë me Ramën. Ka ardhur koha të ndryshojmë. Më 25 prill Rama do të humbë dhe do të fitojë Shkodra dhe Shqipëria.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...