Dy artistet marrin mesazhet më të bukura të dashurisë nga djemtë e jetës së tyre

118

Mbrëmja e sotme solli shumë emocion në ABC me “E ardhmja është vajzë” nga Ermira Çausholli.

- PUBLICITET -

Për herë të parë përballë njëra tjetrës ishin dy artistet e talentuara Ines Menisharaj dhe Albana Leka. I kemi parë gjithnjë të interpretojnë bashkë në skenë por sot mësuam më shumë për jetën e tyre.

Një nga rubrikat e programit është edhe “Djemtë e jetës sime” dhe të dyja vajzat morën mesazhe të mrekullueshme dashurie pa kushte dhe mirënjohjeje.

Bashkëshorti i Albanës dhe vëllai i Inesit zgjodhën fjalët më të bukura për t’i treguar atyre dashurinë dhe vlerësimin që kanë për to.

Sigurisht që të dyja përjetuan emocione të forta duke treguar edhe ato në studio dashurinë dhe marrëdhënien speciale që kanë me djemtë e jetës së tyre

- PUBLICITET -