Basha bën sot fushatë me premtimet e Berishës në 2013/ Rama i publikon videon

174

Kryeministri Edi Rama ka postuar në llogarinë e tij në Instagram dy sekuenca nga premtimet elektorale të bëra nga Sali Berisha në vitin 2013 dhe Lulzim Basha në 2021, qe jane si dy pika uji.

Sali Berisha në premtimet e tij në 2013 thotë: Në krye të 4 viteve rroga e mësusit do të jetë mbi 700 dollarë. Në programin e tij elektoral Basha premton se asnjë mësues nuk do të marrë më pak se 700 euro në muaj.

Vitet ikin dhe premtimet e PD-së ndryshojnë vetem kursin e këmbimit. Përkrah videos kryeministri Rama shkruan: Programi i Lulit dhe Kursi i Këmbimit.