Vendimi për mbylljen në orën 20:00, reagon LSI dhe zbulon çfarë po përgatit qeveria

Nënkryetari i LSI Petrit Vasili i ka cilësuar me nuanca politike vendimet e Komitetit Teknik mbi masat shtrënguese kundër COVID-19 të marra ditën e sotme.

Sipas Vasilit çdo masë shtrënguese është provë e paaftësisë.

“Çdo lloj mase shtrënguese e tyre është provë e paaftësisë dhe provë e mëtejshme që ata çdo përgjegjësi ua hedhin të tjerëve dhe nuk marrin asnjë përgjegjësi për veten e tyre”.tha Vasili.

Në një deklaratë për mediat nënkryetari i LSI e ka cilësuar Komitetit Teknik të Ekspertëve si komitet Politik, teksa e ka akuzuar Komitetin se ka bërë që “të arrijë në këto shifra kritike dhe alarmante, të cilat ishin paralajmëruar në mënyrë sistematike për muaj e muaj me radhë nga opozita”.

“ U thanë qytetarëve që është rritur aksesi 14 për qind për vizitat në kujdesin shëndetësor parësor. Duke iu referuar po vetë shifrave të tyre, gënjejnë kaq pa cipë saqë vënë edhe tabela.

Vizitat nga 6 milion e 200 mijë kanë vajtur në 6 milion e 400 mijë dhe ju e shikoni më së miri që rritja është vetëm 2.9 për qind”, tha Vasili.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...