Ardit Gjebrea infektohet me COVID, moderatori zbulon çdo të ndodhë këtë javë me emisionin “E Diela Shqiptare”

113

Ardit Gjebrea është infektuar me koronavirus dhe lajmin e ka bërë të ditur ai vetë nëpërmjet një postimi në Instagram.

- PUBLICITET -

Ai tregon se gjendja e tij aktualisht ndodhet e mirë dhe se ka temperaturë vetëm pak më të lartë se normalja.

“Dita e dytë- pozitiv! Nuk po obobo-hem sepse me temperaturë jo shumë të lartë jam. E ç-mund të bëjë njeriu i mbyllur në shtëpi? Mendon gjithmonë për punën dhe në fakt, me gjithë vështirësitë që na përballi koha,

na zhvilloi instiktin e gjetjes së alternativës, që në këtë rast do të thotë: E Diela Shqiptare do të zhvillohet të dielën sigurisht bashkë, por nga shtëpia”, shkruan Arditi.

- PUBLICITET -