Altin Basha “sfidë” Portokallisë me spektaklin e ri, merr me vete “asin nën mëngë” Bes Kallakun

Bes Kallaku ka qëndruar prej kohësh larg ekranit duke mos patur asnjë projekt televiziv.

Por vetëm së fundmi mësohet se aktori i humorit është bërë tashmë pjesë e ABC.

Lajmin e ka bërë të ditur, autori i spektaklit më të ri të humorit “Kosherja”, Altin Basha.

I ftuar në Abc e Mëngjesit, ai tregoi se audicionet për emisionin vazhdojnë dhe deri më tani stafit i janë bashkuar shumë emra të njohur.

“Është një rinisje nga fillimi pasi për 17 vjet kam bërë një projekt. Të them të drejtën ka shumë adrenalinë dhe do të bashkohen shumë emra të njohur, mund të them që një prej tyre është Bes Kallaku”, tha Basha.

TE TJERA