Vjen kthesa e madhe në politikë! Çupi zbulon goditjen e rëndë që Fatos Nano i dha Metës dhe Berishës

397

Analisti i njohur Frrok Çupi ka komentuar duelin mes Presidentit Meta, Sali Berishës dhe Fatos Nanos.

Ai shprehet se deklaratat e tij ndryshuan të gjithë politikën. Sipas Çupit Berisha dhe Meta menduan se Nano nuk”ekzistonte” dhe kjo ndryshoi të gjithë skemën.

Pjesë nga intervista në Top Talk

Pse u rikthye në vëmendje dueli mes Metës dhe Nanos dhe Berishës?

Çupi: Ka shumë arsye që është kthyer kjo si një llavë. Duhet të vëmë re se papritur u zgjua politika. U zgjua një politikë që ata se kishin menduar, as Berisha as Meta. Nano krijoi fenomenin e parashutës. Mesa duket politika ishte tharë, ishtë zhveshur nga disa elementë të saj. Praktikisht ishte zhveshur nga elementi i historisë.

Nano zgjoi historinë. Atë pjesë që ishin përpjekur ta fusnin sa më poshtë në thes, atëherë ajo ka aksione të tmerrshme, ka aksione të rënda. Nano-Berisha-Meta janë protagonistë në të njëjtën qeli. Atje janë zhvilluar betejat, aty ekzekutimet. Berisha dhe Meta e nxorën Nanon dhe menduan se nuk ekzistonte më. Ky është një problem shumë tragjik.

Lexo edhe:   Basha bën paralajmërimin ‘e papritur’: Nesër do të marrë një vendim të rëndësishëm