SKANDALI/ Teatri i Operas dhe Baletit, 1.8 milion lekë për logo të vjedhur. Reagon Margariti

Teatri Kombetar i Operas dhe Baletit ka shpenzuar rreth 1.8 milion lekë për dizajnimin e logos së tij, por pas disa muajsh ka rezultuar se paratë kanë shkuar kot sepse logoja ishte e vjedhur.

Në janar të vitit të kaluar, TKOBAP (Teatri Kombetar i Operas dhe Baletit) ka shpallur konkursin e hapur me anë të një thirrjeje publike për dizejnimin e logos së re të këtij insitucioni.

Në faqen zyrtare të TKOBAP, gjendet informacion mbi kriteret për logon dhe afatin e konkursit që përfundonte në 24 shkurt 2020, por nuk në asnjë moment nuk është bërë me dije fituesi i konkursit, juria, apo dhe kriteret mbi të cilat është përzgjedhur. Logoja e Teatrit Kombëtar për herë të parë është vendosur në faqe në muajin dhjetor 2020.

Në rrjetet sociale artistët denoncojnë se logoja e re e TKOBAP është një plagjiaturë e vjedhur nga site ndërkombëtare, denoncim ky i ngritur dhe nga artisti i Arteve Pamore Ardian Isufi.

Nga TKOBAP nuk ka akoma asnjë informacion më tepër , ndërsa fituesi i logos sipas të dhënave të publikuara në TKOBAP është 1 ,845, 000 lekë.

Në lidhje me këtë skandal, gazetarja Leontina Nika pyeti gjatë ditës së sotme ministren e Kulturës Elva Margariti, e cila tha se ishte vënë në dijeni prej rrjeteve sociale për skandalin në fjalë duke theksuar se do të ngrihet një grup verifikimi për këtë çështje. /abcnews.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...