Përputhen/ Vijnë detaje të reja, programit mund t’i shtohet dhe një 64-vjeçare

Çfarë po ndodh në “Përputhen”, programit mund t’i bashkohet edhe një 64-vjeçare. Pas suksesit të padiskutuar të “PërPuthen”, pritet të fillojë së shpejti edhe “PërPuthen 40”.

Ky emision do të jetë vendi i njohjeve të reja, për persona mbi moshën 40 vjeç.

Në një lidhje me ‘Skype’ për “Ftesë në 5” Bora Zemani tha se ka një numër të madh persona mbi 40-vjeç që kanë kërkuar t’i bashkohen programit, duke shtuar se në audicione ka patur më shumë femra se sa meshkuj.

Madje ajo shtoi se pjesë e programit mund të bëhet edhe një grua 64-vjeçe, e cila është në fazën e fundit të audicioneve.

“Në fakt, në audicione kemi patur më shumë femra që kanë dashur të bëhen pjesë sesa meshkuj. Realisht ne jemi habitur, nuk e prisnim këtë fluks kaq të madh. Kishim atë dyshimin nëse është gati Shqipëria për këtë program?

Por në fakt ka patur shumë të interesuar dhe një nga zonjat që ndoshta do i bashkohet programit është 64-vjeç dhe është në fazën e fundit të audicionit”, tha Zemani.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...