Manastirliu: ‘Kemi dyshime që po qarkullon mutacioni britanik i koronavirusit në vendin tonë’

144

Në konferencën për shtyp, ministrja e Shëndetësisë Orgerta Manastirliu tha se ka dyshime që variant britanik i virusit po qarkullon në vend, por për këtë janë dërguar mostra në Berlin ku pritet përgjigjja e rezultateve.

 

‘Përqindja më e madhe e vatrave në Tiranë është e kombinuar mes familjarëve dhe biznesit, Kemi alert të shtuar ku duhet fokusuar vëmendja tek zbatimi i protokolleve të sigurisë tek bizneset, në institucione gjithashtu dhe patjetër për të punuar akoma më fort për izolimin e infeksionit. Incidenca dyjavore, kemi 459 raste për 100 mijë banorë. 48.7 vjeç është mosha mesatare e të prekurve nga virusi. Duhet të rirism vëmendjen ndaj masave që kemi, maska, higjiena dhe distanca’.

 

Sipas ministres kriter për shtrëngimin e masave nuk do të jetë vetëm rritja e numrit të infektuarve por edhe kapaciteti i spitaleve si dhe numri i fataliteteve.

 

“Sa i përket numrave apo situatës epidemiologjike që do sillte vendimmarrje të re për masa shtesë kundër Covid, janë disa kritere që vlerësojmë, nuk është vetëm rritja e numrit të infektimeve por edhe situata në spitale dhe % e pacientëve në kujdes intensiv, kemi situatë të kontrolluar të spitaleve, aspak të mbingarkuar, 550 shtretër kemi të ngarkuar, kemi mbi 1000 shtretër në total në në dispozicion. Janë vetëm 32 % të kapaciteteve të zëna deri tani të terapisë intensive të 4 spitaleve Covid.

 

Një alert i shtuar dhe që bën pjesë edhe në tërësinë e kritereve të vlerësimit janë dhe fatalitetet që vlerësohen dhe ato në tërësinë e kritereve. Duke vlerësuar në mënyrë dinamike, do kemi dhe masat që merren nga komiteti i Ekspertëve, të cilët po ndjekin dita ditës situatën. Kemi modelet e mira s’ka nevojë të krahasohemi. Shifrat u ulën në tetor-nëntor nga zbatimi i masave.”