Gjergj Luca dhe shembulli atipik i sipërmarrësit shqiptarë, atij që sfidon çdo pengesë dhe triumfon mbi çdo vështirësi

298

Roli i Gjergj Lucës në biznesin shqiptar, në imazhin e ndërtimit dhe fuqizimit të sipërmarrjes është një rast atipik. Mënyra se si ai ka filluar, ka vijuar dhe është sot në realitetin e biznesit shqiptar është një veçanti.

- PUBLICITET -

 

Filli që e përshkon rolin e tij si sipërmarrës prej kreut derimsot është vendosmëria, besimi dhe pasioni.

 

Ndoshta dikush tjetër në vendin e tij do të ishte zbrapsur kohë më parë, por ai ka qëndruar, ka sfiduar, është ndeshur, ka humbur dhe ka fituar.

 

Dhe sot, sot ai është një shembull, një fenomen në biznesin shqiptar, një rast unik i sipërmarrjes, është “njeriu që ndërton qytete mbi rrënoja”.

Politikat e tij të punësimit, të shfrytëzimit të territoreve të vdekura dhe shndërrimit të tyre në gjeneratorë të fuqishëm zhvillimi ekonomik, lufta energjike me keqdashësit dhe baltosësit, akuzatorët dhe denigruesit, ka qenë gjithashtu një tjetër betejë, krahas shumë të tjerave, ku ai është gjendur, është përballur dhe ka mundur t’ia dalë.

 

Arritjet e tij janë fenomenale, siç është e tillë ajo që qëndron pas këtij emri.

Kompania “Rozafa” është një kapacitet i fuqishëm zhvillimi ekonomik, një ingranazh potencial i gjallërimit të ekonomisë në zona të mënjanuara.

 

Flota e Peshkimit “Rozafa” ka zënë një vend potencial në dominimin e deteve të Mesdheut.

Produktet “Rozafa” konkurojnë fuqishëm në tregun rajonal dhe evropian. Këto e të tjerë kapacitete të sfidës ekonomike, të punësimit dhe kthimit të besimit te resurset tona, të shndërrimit të klimës disfatiste në triumf vlerash, kanë vetëm një emër, Gjergj Luca.

 

Ai është kudo ku sipërmarrja e tij ka nevojë për një ide dhe kurajë, për një forcë shtytëse dhe inicim inkurajimi për të vijuar. Jo vetëm kaq, ai ka qenë dhe është një zë në opinionin publik, në dëshmimin e të vërtetave dhe çjerrjen e maskave.

 

Jo të gjithë janë në anën e tij, por ai nuk resht, sepse ai beson te puna dhe vlerat. Megjithëse shpesh është gjendur i shigjetur nga politika dhe nga veglat e saj. Ka guxuar të dalë përballë, të ndeshet dhe të fitojë. Sepse ai ka për të mbrojtur atë që ka arritur me shumë mund dhe sakrifica, për të promovuar përpjekjet dhe vlerësuar përmbushjen e synimeve.

 

Ai nuk ka zgjedhur të fshihet pas frikës, se si do të reagojë opinioni për mendimet e tij, për atë çfarë ai mendon, se si mund dhe duhet të behën më mirë gjërat, siç bëjnë biznesmenët dhe sipërmarrësit e tjerë, të cilët struken pas alogjizmit se ç’më duhet mua kjo punë, ka kush merret me ta.

 

Gjergj Luca është ndryshe dhe si i tillë, gjithçka që ka arritur është krejt ndryshe, origjinale dhe e papërsëritshme.

Albert Vataj

 

- PUBLICITET -