“A do ta bësh Nanon President?” Rama: Kemi një marrëdhënie të bukur dhe…

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, në një konferencë për mediat janë duke prezantuar punën dhe investimet e bëra nga qeveria deri më tani në sistemin shëndetësor.

I pyetur nga gazetarët nëse i ka premtuar Fatos Nanos Presidencën nëse fiton zgjedhjet, kryeministri Edi Rama tha me ish-kerun e PS ka një marrëdhënie shumë të bukur. Po ashtu, ai la të kuptohet në mënyrë figurative se në marrëdhënien e tyre nuk ka çështje interesi pasi siç shtoi ai Nano është larguar vetë nga “tavolina e shahut” pasi vendosi të dorëhiqej.

Ashtu siç tha Fatos Nano në intervistën edhe dhënë disa ditë më parë, Rama shtoi se këshillat ish-kreu i PS ia jep sa herë që kryeministri ia kërkon vetë. “Pra nuk është ai vetë që ofrohet.”

“Unë me Nanon kam një marrëdhënie që është shumë e bukur sot. Sepse nuk ka në mes asnjë interferencë nga loja e shahut politik mes aktorëve. Ai me vullnetin e tij është çuar nga tavolina e shahut dhe ka zgjedhur të tërhiqet. Dhe, për mua Nano është një pikë referimi në sensin që ai ka qenë aty ku jam unë.

Duke qenë i zhveshur nga interesat dhe dinamikat e brendshme të imponuara tek çdo aktor që është në tavolinën e shahut, ka gjithë qetësinë dhe eksperiencën për të më dhënë opinionet e duhura kur ia kërkoj. Jam unë që i kërkoj opinionin e tij nuk është ai që ofrohet.”

Po ashtu, kreu i qeverisë tha se është me fat që ka një politikan që ka qenë në vendin e tij dikur dhe mund ta pyesë. Rama shtoi se Nano për të është aset dhe se është fat për të që ka mundësi që të komunikojë me të. “Vetëm kush ka qenë këtu e di çfarë do të thotë vetmia e majës,” shtoi Rama.

“Diferenca në këtë rast është se ai nuk e ka pasur një pararardhës me eksperiencën e duhur dhe talentet e duhura për të nxjerrë nga eksperienca përfundime për të ndihmuar pasardhësin. Është një aset, fat dhe kënaqësi që në këtë detyrë të kesh mundësi të komunikosh me ata që mund të të ndihmojnë. Vetëm kush ka qenë këtu e di çfarë do të thotë vetmia e majës.” s.b/abcnews.al/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...