Rasti “Tire”, Rakacolli: COVID-2 u riorganizua, janë shkarkuar kryeinfermierët

140

Zv. ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli ka deklaruar në studion e Radarit Informativ me gazetaren Jonida Shehu se në lidhje me rastin “Tire” janë shkarkur kryeinfermierë përgjegjës si dhe janë dhënë vërejtje për disa të tjerë.

Ajo u shpreh se pas denoncimit të rastit të korrupsionit në media, Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi” ka marrë masa për organizimin e brendshëm, por pa dhënë më shumë detaje, të cilat theksoi se do të bëhen publike në vijim.

Rakacolli u shpreh optimiste duke deklaruar se fenomeni i korrupsionit në vend ka pësuar rënie ndër vite. Ndalur tek personat publikë që kanë shkelur masat duke grumbulluar shumë persona në ambient të mbyllur, Rakacolli refuzoi të përgjigjet duke deklaruar se nuk duhet të merremi me emra të përveçëm por me vetë fenomenin.