Pozon me kostum tradicional shqiptar, Rita Ora i bën krenar të gjithë me projektin e ri

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora lajmëroi disa ditë më parë se në 12 shkurt do të publikonte një mini-album të ri, për të cilin ka bashkëpunuar me disa emra të njohur të muzikës.

Ajo ka treguar se ky projekt i ri do të jetë një miks midis popit modern, kulturës së viteve 80-90 dhe muzikës house. Gjithashtu ky album do të ketë një përzierje të vërtetë kulturash, ku sigurisht nuk mund të mungonte as ajo shqiptare.

Së fundmi, Rita ka publikuar një trailer, që i ka bërë fansat shqiptarë të artistes të lumturohen. Në videon e postuar Rita shihet e veshur me kostume popullore, ndërkohë që rrethohet edhe nga disa persona të tjerë të veshur me kostume tradicionale shqiptare.

Këngëtarja shihet duke pozuar krenare me veshjet popullore shqiptare, ndërsa fansat e saj janë shprehur shumë të lumtur që ka zgjedhur të promovojë traditat në një mënyrë kaq të bukur./abcnews.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...