Ndryshim drastik i motit parashikohet përgjatë ditëve të ardhshme

Duket se ditët pranverore që shjuam këtë fillim shkurti do t’ua lënë vendin atyre me shi.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti me diell do të pasohet nga reshjet e shiut dhe rrebeshet. Reshjet do të përfshijnë vendin dy ditët e para të javës me intensitet mesatar. Në qarqet Shkodër e Gjirokastër reshjet do të arrijnë përkohësisht intensitet të lartë.

Ndërprerje e përkohshme e tyre parashikohet ditën e mërkurë, për t’u rikthyer sërish ditën e enjte me intensitet të ulët e lokalisht në formën e shtrëngatave.

Në majat e maleve parashikohen reshje bore.

Situatë krejtësisht e ndyshme do të vijë ditën e premte, pasi pritet depërtimi i rrymave të fohta. Këto do të sjellin mot të kthjellët, por me ngrica në zonat malore e ato kodrinore.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut, e vrullshme përgjatë bregdetit dhe zonave luginore. Ditën e premte do të mbizotërojë erë veriore. Valëzimi këtë javë pritet të arrijë deri në forcën 6 ballë me lartësi vale deri në 2.5 m në brigjet detare.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...