”Jepi 10 se ndrron babin”, si zhvateshin familjarët e pacientëve te ”Shefqet Ndroqi”

Pas sanitares Tire Alldervishi, në pranga kanë shkuar edhe katër punonjës të tjerë në spitalin ”Shefqet Ndroqi”. Të arrestuar janë Mira Bushi, Sheqerie Koçi dhe Sidorela Çela, si dhe sanitarja Rukije Hoxha.

Alldervishi u arrestua, pas skandalit të vdekjes së një qytetareje nga koronavirusi, e cila ishte lënë pa shërbim dhe ushqim. Nga hetimet e kryera, sipas prokurorisë, shihet qarte që persona me detyre infermierë apo sanitare ne Spitalin “Shefqet Ndroqi’’,

kanë krijuar një skemë të mirëfilltë me qëllimin e vetëm që të përfitojnë sa më shumë në kurriz të pacienteve të sëmurë me sëmundjen Covid-19 dhe familjarëve të tyre.

Këta persona në bashkepunim me njera-tjetren, në ketë situate pandemie, ne vend te solidaritetit dhe mbi te gjitha përkushtimit per detyren qe duhej te demonstronin, e trajtonin detyren si një privilegj nga i cili duhej te përfitonin çdo ditë dhe gjithnjeë e më tepër.

Në dosjen e siguruar nga abcnews.al sipas prokurorisë pas sekuestrimit të celularit, Tires i janë zbuluar biseda me persona të tjerë të stafit, të cilët bashkëpunonim me njëri-tjetrin për të zhvatur para nga familjarët e pacientëve të shtruar.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...