E pashpjegueshme, “Topi i Artë” i Superiores humbet në zyrat e FSHF-së

Superiorja, çdo vit e ka pasur një “mbret”. I fundit ishte Lorenc Trashi, i cili mori çmimin simbolik të “Topit të Artë” në Asamblenë e Përgjithshme të FSHF në vitin 2019. Mbrojtësi i kombëtares e mori trofeun nga vetë kreu i FSHF-së, Armand Duka.

Viti 2020 në futbollin europian nuk pati një “Top të Artë”, për shkak të pandemisë që krijoi një situatë të paprecedentë në botën e futbollit. Sigurisht pati shumë të zhgënjyer, për shkak se Robert Lewandowski po thyente dominimin e Ronalos dhe Messit.

Ndryshe nga France Football që arsyetoi pse nuk do jepej “Topi i Artë”, në FSHF zor të të japin ndonjë shpjegim. Me siguri nuk do e bëjnë edhe pasi mediat të shkruajnë. Çudia më e madhe tre ditë zgjat, më mirë heshtje.

Më 9 dhjetor, kur luheshin ndeshjet e javës së shtatë të Superiores, trajnerët dhe kapitenët e skuadrave të Superiores votuan për lojtarët më të mirë të sezonit të shkuar. Rezultatet e atij votimi kurrë nuk u morën vesh.

Ndoshta janë në ndonjë sirtar në zyrat e FSHF-së plot dhoma të zbrazëta. Aty ka humbur edhe “Topi i Artë” i Superiores për vitin 2020. Ndoshta tifozët e ndonjë klubi do e japin vetë atë çmim, siç bënë në Poloni me Lewandowskin… / abcnews.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...