Rrjeti shpërtheu me kritikat ndaj Rudina Hajdarit, vjen menjëherrë rreagimi i saj pse vendosi të shesë perime

Ka ngjallur shumë reagime vizita e deputetes Rudina Hajdari në qytetin e Prrenjasit, ku bisedoi me qytetarët dhe tregtarët dhe për disa minuta dhe vendoi të shërbejë në tregun e fruta-perimeve.

 

Nuk munguan akuzat ndaj saj, siç ishte rasti i ish-kryebashkiakes së Prrenjasit Miranda Rira apo moderatores Fiori Dardha. Pas këtyre akuzave, Hajdari ka vendosur të reagojë nëpërmjet rrjeteve sociale, ku sqaron arsyen se pse vendosi të shërbejë në tregun e Prrenjasit.

 

Postimi i plotë:

Arsyeja pse sot vendosa të shërbeja në tregun e Përrenjasit është vetëm një dhe shumë e thjeshtë: Për rrjedhojë e gjithë struktura e vlerave të shoqërisë është deformuar. Modeli në fshtarat, lagjet e qytetet tona nuk janë më intelektualët e njerëzit e ndershëm e parimorë, por matrapazët politikë që pasurohen shpejt me plaçkën shtetërore.

 

Ndaj unë e ndiej nevojë absolute që ne ti rikthejmë vlerat shoqërisë e për këtë arsye do ta promovoj sot e mot çdo profesion të ndershëm, e do takoj çdo njeri të thjeshtë. E konsideroj veten deputete të popullit e jo shërbëtore partie. Në fakt këtë duhet të bëjnë të gjithë edhe mediat.

 

Në vend të konkubinave, lacave apo matrapazëve politikë të klasës së lartë duhet ti kthejnë sytë drejt modeleve të vërteta të shoqërisë. Këtë duhet ta bëjë çdokush që konsumon sadopak hapësirë publike. Ky duhet të jetë misioni ynë i përbashkët. Ti rikthejmë dinjitetin ndershmërisë. Sigurisht që do goditemi, do baltosemi por në fund do fitojmë. Sepse jemi shumë dhe jemi të vendosur! Forca

 

Ps: Për ata që shqetësohen dhe urojnë që unë të dekurajohem: Uroj të keni durim, sepse unë sapo kam nisur e nuk jam njeri që dorëzohem. Quhem Rudina Azem Hajdari!!!

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...