HYRJELAJMEHISTORIA IMEGruaja e gënjen se i ka vdekur i ati dhe ik në...

Gruaja e gënjen se i ka vdekur i ati dhe ik në Tiranë, Afrimi: E dua me shpirt pavarësisht…

Pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” është bërë Afrimi nga Gjakova i cili ka treguar se atij i ka vdekur gruaja, më pas nëna dhe vajza.

Nga mëriza djali i tij vendosi ta martojë atë me një grua nga Tirana përmes një shkuesi nga Kukësi i cili i kërkonte 1000 euro.

Pasi u martua gruaja e re e Afrimit e quajtur Lorena së bashku me një kushërirën e vet që hiqeshe si e motra e saj kishin kurdisur një gënjeshtër që të largohej nga shtëpia.

Roza merr në telefon Lorenën dhe i thotë që i ati ka vdekur, ndërkohë që i ati biologjik i kishte vdekur para 3-4 vite më parë. Ajo kishte një njerk sepse nëna e saj ishte martuar me dikë tjetër pasi i kishte vdekur burri.

Lorena kur mësoi lajmin filloi të qante me dënesë dhe sipas tij ishte shumë e besueshme dhe sillej sikur vërtet i kishte vdekur babai, por në të vërtetë nuk i kishte vdekur. Pavarësisht këtyre gjërave Afrimi thotë se ka shkuar shumë mirë me Lorenën dhe e do shumë.

Ardit Gjebrea: Afrim si ke shkuar me Lorenën?

Afrimi: Fort mirë.

Ardit Gjebrea: Dhe ti e do akoma atë?

Afrimi: E dua akoma, por ajo nuk e di, e dua me shpirt.

Ai tregon se pasi iku në Tiranë për vdekjen e të atit, nuk i shkoi më në shtëpi për 2 muaj. I ka shkuar në fillim të Marsit para se të mbyllej gjithçka nga pandemia dhe ngeli në Kosovë deri në Qershor kur u hapën kufijtë dhe më pas ka ikur sërish në Tiranë dhe nuk u kthye më tek Afrimi.

Ai e ka mbajtur me para sepse nuk kishte as çfarë të hante. Pavarësisht gjërave që ajo ka bërë, Afrimi e do shumë atë dhe shpresonte që Lorena t’i vinte në studio, por gruaja e refuzoi këtë ftesë duke e lënduar atë. /tvklan.al

TE TJERA

spot_img