E frikshme! 80 viktima dhe mbi 7 mijë të infektuar nga COVID-19 për një javë në Shqipëri

Nga data 1 shkurt deri këtë të diel kanë humbur jetën 80 persona dhe janë infektuar 7.209 të tjerë nga koronavirusi në Shqipëri.

Edhe në 24 orët e fundit Covid-19 ka shënuar shifra të frikshme në vend, 1124 raste pozitive nga 4254 testime të kryera.

Tirana vijon të jetë vatra kryesore e infeksionit me 408 raste pozitive, e ndjekur nga Lushnja me 97, Kavajë 79 dhe 72 raste Elbasani.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë 14 persona të moshave 35-86 vjeç e kanë humbur betejën me koronavirusin, 1 më shumë se një ditë më parë duke e çuar në 1460 numrin e viktimave që prej nisjes së pandemisë.

Në 4 spitalet COVID, po trajtohen 437 pacientë, 31 në terapi intensive nga të cilët 12 pacientë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 569 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në mbi 51 mijë që nga fillimi i epidemisë.

Muaji shkurt
1 shkurt-2960 testime, 498 të shëruar, 865 raste të reja dhe 13 humbje jete
2 shkurt-3856 testime, 455 të shëruar, 942 raste të reja dhe 5 humbje jete
3 shkurt-3849 testime, 581 të shëruar, 1007 raste të reja dhe 6 humbje jete

4 shkurt-3974 testime, 585 të shëruar, 1052 raste të reja dhe 14 humbje jete
5 shkurt-4270 testime, 676 të shëruar, 1089 raste të reja dhe 15 humbje jete

6 shkurt-4539 testime, 656 të shëruar, 1130 raste të reja dhe 13 humbje jete
7 shkurt-4254 testime, 569 të shëruar, 1124 raste të reja dhe 14 humbje jete

db/Abcnews.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...